Të paktën 9 persona raportohen se kanë vdekur dhe të paktën 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga mbytja e një anijeje turistike.
E gjithë ngjarja tragjike është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet, ku një anije me 150 pasagjerë në bord është mbytur në një liqen në qytetin turistik Guatape në Kolumbi.
Edhe pse anija ndodhej fare pranë bregut, shumë persona nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Shkaqet e mbytjes së anijes janë ende të paqarta, ndërsa mediat lokale raportojnë se pasagjerëve nuk iu ishin dhënë jelekë shpëtimi.