Ditë vendimtare për të ardhmen e Gareth Bale. Uellsiani që po gjen përherë e më pak hapësira mund t’i japë lamtuirën Realit të Mardidit ku u transferua në verën e vitit 2013 për 101 milionë Euro. 4 sezone me fanellën “Los Blancos” që nuk i kanë justifikuar për asnjë moment milionat e shpenzuara nga Reali i Madridit. Pjesë e sulmit të famshëm BBC, Bale ka qenë lojtari më pak produktiv krahasuar me Ronaldon dhe Benzema. Francezi gjatë kësaj periudhe e ka ndalur topin në rrjetë plot 93 herë, 26 më shumë se uellsiani që u transferua në Madrid me shpresën për të marrë mbi shpatullat e tij peshën e sulmit të skuadrës mbretërore.Sulmuesi uellsian ka vuajtur gjithashtu edhe ndryshimet e shumta taktike të trajnerëve duke u sakrifikuar përherë por kjo nuk e justifikon aspak atë që ai ka dhënë për skuadrën dhe në këtë mënyrë, për të ardhmen e tij hapen horizonte të reja. Manchester United e ëndërron rikthimin e tij në Premier League, por Jose Mourinhos mund t’i prishë punë PSG me milionat e sheikut Al Khelaifi.
Si për ironi, pavarësisht formës jo optimale që ai ka shfaqur në “Bernabeu”, kartoni i tij mund të shitet edhe më shtrenjtë nga sa u ble 4 vjet më parë.Klubi parizien ka një buxhet prej 220 milionë Eurosh për të investuar në merkato dhe gjysma e kësaj shume mund të shkojë pikërisht për sulmuesin. Gjithsesi, lëvizja që mund të zhbllokojë transferimin e Bale në Paris mund të vijë nga Franca. Bëhet fjalë për të riun e talentuar Kilian Mbappe, për të cilin Real Madrid ofron 110 milionë Euro, pothuajse sa shuma që do të arkëtojë me shitjen e Bale. Për momentin Monaco kërkon 20 më shumë por palët mund të afrohen në qëndrime dhe dy lëvizjet e bujshme mund të finalizohen brenda pak orësh. E sigurt është që sot Bale mbetet një nga pikëpyetjet më të mëdha në radhët e Realit të Madridit.