Procesi i votimit vazhdon, ndërsa prefekti i Durrësit Emiljan Jani ka parashtruar një shqetësim që ka hasur tek të burgosurit.
Sipas tij drejtori i burgut të Durrësit po ushtron presion mbi të dënuarit për të votuar LSI.
“Thirra para dy ditësh drejtorin e burgut duke dhënë udhëzime. Eshte e patolerueshme që të deformohet vullneti i lirë. Shqetësimin e kemi dërguar në KZAZ-në nr 21”- ka thënë Jani.





