Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një e mitur ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

“Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.