Një këmbësore është aksidentuar nga një mjet i paidentifikuar mëngjesin e sotëm në zonën e Livadhes, në Bashkinë Finiq. 

Mësohet se drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

“Sot, rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen  E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit  i cili pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.