Banorët e më shumë se 800 apartamenteve, janë evakuuar në një bllok pallatesh, në Camden, në veri të Londrës.
Këshilli i Camden-it është shprehur se njerëzit që banojnë në apartamentet e pesë kullave duhet të evakuohen urgjentisht, për arsye sigurie.
Të pesta këto kulla kanë të njëjtën shtresë veshjeje si kulla Grenfell, ku ra një zjarr vdekjeprurës dhe autoritetet duan të shmangin përsëritjen e kësaj ngjarjeje.
Këshilli i Camden-it, menjëherë pas përfundimit të evakuimit, do të heqë shtresën termike nga këto kulla, për të shmangur rrezikun e djegies.
Për këtë evakuim u shpreh edhe kryeministrja Theresa May, në rrjetin social Twitter, duke thënë: "Mendimet e mia janë me banorët e Camden-it, që po evakuohen, ndërkohë që shtëpitë e tyre sonte po bëhen të sigurta".
Për arsye sigurie, evakuohen banorët në 800 apartamente
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Po nëse Rama vijon me Manastirliun për Tiranën?” Braçe: Nuk tërhiqem, është detyrim statutor që të bëhen zgjedhje të brendshme
“Kujdes me Territorialen”, Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive
Të huajt duhet të paguajnë shërbimin shëndetësor, nis aplikimi në qendrat verore
“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin në gjyqin me dyer të mbyllura, ish-deputetja: Ç’problem ka? Ashtu t’më thonë të gjithë





