Ajo ka qenë një prej divave të muzikës shqiptare. Me zërin, format perfekte dhe ekstravagancën e saj, Adelina Ismajli fitoi shumë shpejt zemrat e publikut. 

Por pavarësisht se pak javë më parë solli në jetë djalin e parë, Uliksin, duket se këngëtarja vazhdon të ruajë linjat trupore.

Në një foto që Adelina ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet me bikini në plazh, shohim një trup që do ta kishin zili edhe vajzat e reja. 

“Duke u kënaqur me djemtë e mi”,-  shkruan ajo përbri fotos, duke lënë të kuptohet se është me djalin dhe bashkëshortin e saj, Valin.