Ishte viti 2011 kur ata finalizuan dashurinë e tyre në një martesë nga e cila kanë edhe 2 fëmijë .
Por ndarja erdhi befas në vitin 2014 kur portieri i suksesshëm e tradhtoi atë në sy të të gjithë italianëve. Buffon u marros pas gazetares sportive Ilaria D’Amico, ndërkohë që ishte i martuar dhe sot është martuar me të dhe ka një fëmijë.
Pavarësisht bujës së madhe, ish-gruaja e portierit Alena Seredova, vendosi të qëndronte në heshtje. E vetëm sot, pasi kanë kaluar vite, e plagët janë mbyllur, ajo foli për ndarjen. Për të përjavshmen “Chi” ajo tregoi “Ishte një goditje e fortë. Më është dukur sikur mu përmbys shtëpia. Kisha hallin e fëmijëve”.
E pikërisht për qetësinë e tyre Alena i qëndroi ftohtë skandalit mediatik.“U bëra e fortë për fëmijët e mi. Kam bërë gjithçka që ata të ndiheshin mirë e sot qëndroj me kokën lart. Por s’ka qenë e lehtë. Le të themi që kisha hasur shenja se diçka nuk shkonte mirë, por nga mënyra se si jam e gatuar nuk e pranoja dot hapur se kishte një problem. Tradhtinë e mora vesh nga një revistë".