Operacioni antimafia në Itali vë në pranga 23 persona, ndërsa është sekuestruar një pasuri prej 280 milionë eurosh, si lokale, restorante, piceri dhe aparate të lojërave të fatit.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në shoqata kriminale, zhvatje, kërcënime, riciklim, vjedhje pronash.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve.
Ky super operacion është zhvilluar në Romë, Napoli, Milano e Peskara, shkruan “Repubblica.it”.