Mitingu i Tiranës, që do mbyllë sot fushatën elektorale të PD-së, për t’u pasuar nesër me heshtjen zgjedhore sjell paralizim të një pjese të trafikut.
Policia njofton se për shkak të mbylljes së fushatës elektorale të Subjektit Politik Partia Demokratike, duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugore.
Bllokohen:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri” deri te kryqëzimi me rrugën “Abdyl Frashëri”
– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II” deri te kryqëzimi me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Spostimi i linjave urbane
Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:
– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në bulevardin “Bajram Curri”, drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në bulevardin “Gjergj Fishta” drejt rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin rrugor “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”
– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qendror përkohësisht do të spostohet te sheshi “Parisi” te Rruga e Durrësit(Kafe Flora)
– Linja Urbane TEG. – Kopsht Zologjik – Qendër – ish-Stacioni i Trenit, nga sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në rrugën “Sami Frashëri”, bulevardi “Bajram Curri”, drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në bulevardin “Gjergj Fishta” drejt rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin rrugor “Abdyl Frashëri” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Piramida drejt Presidencës”.
Linjat interurbane
Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vinë nga qytetet e tjera të Sqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:
– Ardhja nga sheshi “Shqiponja” do të ketë stacion parkimi, sheshin te pallati i sportit “Asllan Rusi” – Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, rrugën “Muhedin Llagani”( ish-parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)
– Ardhja nga Rruga e Elbasanit do të ketë stacion parkimi, sheshin te Fakulteti i Ekonomisë
– Ardhja nga rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Maternitetit të Ri.





