*Gjuzi: LSI, parti e premtimeve të mbajtura!

Flamur Gjuzi ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, i cili bëri realitet ëndrrat e 30 mijë familjeve durrsake duke iu kryer në kohë rekord procesin e legalizimit, tanimë është në sfidë për të fituar mandatin e deputetit nën siglën e LSI-së. Në profilin e tij, Gjuzi njihet si ish-punonjësi i  policisë së shtetit që mbrojti me jetë pa u djegur komisariatin e policisë së Durrësit në 1997-n, së bashku me 14 kolegë të tjerë, i trajnuar dhe dekoruar nga ambasada amerikane në 2004-n si oficeri me rezultatet më të shkëlqyera, në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, ish-avokat dhe drejtues i Agjencisë së Legalizimit, prind i dy djemve adoleshentë.

Gjuzi kërkon votën e durrsakëve për të vazhduar t’iu shërbejë po me të njëtën devotshmëri.

Mesazhi që kandidati i LSI-së iu dërgon qytetarëve është të mos votojnë turistët politikë, që kryesojnë listat e partive kundërshtare por të votojnë LSI-në e cila prezantohet më 14 kandidatë durrsakë në lista.

Gjuzi është lindur e rritur në zonën e Shijakut. Fakti se është bir i kësaj zone është edhe avantazhi kryesor i tij. 

I renditur i treti në listën e LSI-së Gjuzi është i bindur në fitoren e tij dhe të LSI-së në Durrës. Mbështetja që ka LSI ka trembur kundërshtarët. Para mbylljes së procesit elektoral, Gjuzi jep mesazhin ndaj dy partive të tjera: “Mos guxoni të prekni votën popullore”.

K.H.