Një tjetër emër i njohur nga shkolla italiane e futbollit del në skenë për postin vakant të trajnerit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Filippo Inzaghi-n, ish sulmuesin e famshëm të Milanit që aktualisht drejton skuadrën e Venezias në Serie B. Lajmi bëhet i ditur nga Gianluca di Marzio, eksperti i Sky vecanërisht i mirëinformuar për ështjet e merkatos dhe gjithmonë e më shumë në korent edhe në cështjet që kanë lidhje me futbollin shqiptar. Normalisht në FSHF nuk mund të përmendin emra e as bëjnë konfirmime duke qenë në proces seleksionimi e tratativash ndërkohë që informacionet nga Italia, aty ku janë përqëndruar edhe sondazhet për trajunerin por edhe postin e drejtorit teknik nuk mungojnë.
Në website-n e tij Di Marzio informon se Federata Shqiptare e Futbollit po mendon për Pippo Inzaghin si pasuesin e mundshëm të De Biasit. Vetë ish sulmuesi për momentin është duke reflektuar dhe më pas do të marrë një vendim nëse është i gatshëm të lërë Serie B dhe Venezian, për të filluar një aventurë si trajner i Kombëtares Shqiptare.Në të njëjtin artikull shtohet se për rolin e drejtorit teknik të Kombëtares i cili do të menaxhojë edhe sektorin e të rinjve janë bërë sondazhe për Giancarlo Camolese, ish trajner i skuadrave si Torino, Pro Vercello apo Livrono që sezonin e kaluar ka drejtuar Chiasso-n, emri i të cilit është përmendur nga Sky Sport Italia edhe si trajner i mundshëm i kuqezinjve, Massimo Morgia trajner që marsin e kaluar dhe dorëheqjen nga skuadra e Aquila Calcio në Lega Pro, dhe Massimo Piscedda përgjegjes teknik i kombëtares B të Italisë. Një tjetër emër i njohur për opinionin futbollistik në Shqipëri që është kandiduar për stolin e kuqezinjve është dhe ish interisti Walter Zenga.