Kryetari i opozitës Lulëzim Basha, i ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ka rrëfyer detaje nga jeta e tij jashtë politikës. 

Momentet më të lumtura për Bashën kanë qenë ardhja e dy vajzave të tij Dafina dhe Viktoria. Kryeopozitari ka pohuar se ka asistuar në lindjen e vajzës së tij të parë dhe kjo i ka ndryshuar jetën, por nuk e ka perjetuar kete moment me vajzen e dyte. 

'Nuk mund të isha në lindjen e Viktorias. Aurela pësoi një komplikacion në muajin e shtatë dhe iu desh të lindte në Holandë. Unë nuk mund t’i gjendesha pranë, kam mbërritur me vonesë.’- ka pohuar Basha duke veçuar këtë si një nga momentet më të vështira në jetë. 

Kjo ka qenë një situatë që i ka paralizuar, por falë vullnetit të bashkëshortes ia dolën mbanë. Basha kujton se lindja e vajzës së dytë ka ndodhur ndërsa ai ishte në mes të fushatës dhe për dy ditë nuk ka qenë në gjendje të dilte të takohej me njerëzit, pasi ndihej i paralizuar.

Vajzat e tyre janë thesari i jetës për Bashën dhe Aurelën.