Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu, është parë teksa shijon diellin e detin e Ibizës me partneren e tij simpatike.
43-vjeçari është fotografuar në shoqërinë e Charlotte Lazzari, 24 vjeç, teksa po kalojnë disa ditë pushimesh së bashku, mes puthjesh e përkëdheljesh, pa vajzën e tyre të vogël Lea.
Ata janë fotografuar në poza intime, ashtu siç tregojnë fotot e të përjavshmes ‘Nuovo’. Këto janë pushimet e tyre të para së bashku vetëm, tregon balerini për revistën, që kur janë bërë prindër. "Jemi shumë të lumtur dhe donim edhe një pushim të vogël për ne të dy. Por ne mezi presim të kthehemi tek vajza jonë dhe në gusht do shkojmë sërish të gjithë bashkë me pushime"- ka thënë mësuesi i baletit tek "Amici".
Lea është një vjeç e gjysmë dhe Kledi dhe Charlotte janë bashkë tashmë prej katër vjetësh. Dashuria e tyre rritet çdo ditë ashtu siç tregojnë fotot e pushimeve të tyre.