Një dasmë vezulluese, ashtu siç i ka hije trashëgimtares së perandorisë së gurëve të çmuar Swarovski.
23-vjeçarja Victoria Swarovski ka lidhur kurorë gjatë fundjavës në një ceremoni madhështore me Werner Mürz, investitor i pronave i cili mendohet të jetë 40 vjeç.
Fustani i saj mahniti të gjithë dasmorët dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Thuhet se ai kushtoi mbi 700,000 sterlina i mbuluar me 500,000 kristale Swarovski.
Ai peshonte plot 46 kg, dhe ishte ideuar nga vetë ajo me ndihmën e projektuesit nga Dubai, Michael Cinco, klientët e famshëm të të cilëve përfshijnë emrat si Beyoncé, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Lady Gaga.
Pamja e saj u kompletua me një vello prej tetë metrash dhe me sandalet nga marka e njohur Jimmy Choo.
Në dasmën e cila u mbajt gjatë fundjavës në Trieste të Italisë, morën pjesë 250 të ftuar dhe festimet zgjatën për tri ditë në diellin italian, me tre ndryshime të veshjes për nusen.
Dasma e Victoria Swarovskit, e cila është një këngëtare e njohur në Australi, ka qenë kryefjala e kësaj fundjave. Ne mund ta themi të bindur se është dasma që çdo vajzë do ta dëshironte. /Class/





