Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi nuk janë vetëm dy nga modelet tona më të mira, por së bashku ndajnë edhe një miqësi të ngushtë.

Ato kanë qenë duke udhëtuar mbrëmjen e djeshme me avion për të shkuar në një pjesë tjetër të SHBA-ve, ku me siguri i pret një projekt i ri për sa i përket modelingut. Duke qenë se rruga ka qenë relativisht e gjatë, Adrola dhe Xhesika kanë përfituar nga rasti për të bërë shaka me njëra-tjetrën, Ato janë shfaqur në Instastory duke qeshur, kënduar dhe bërë humor gjithë rrugës.

Por, gjejeni se çfarë! Një vonesë e Xhesikas për të veshur këpucët ka bërë që të dyja vajzat të ngecin në avion, sepse ky i fundit është mbyllur dhe shkallët janë larguar prej aty.

Adrola ka qenë pak më në panik, ndërkohë që Xhesika ka vazhduar të qeshë e të bëjë video. Me ndihmën e një personi nga personeli i linjës ajrore, vajzat ia kanë arritur të dalin prej aty. /Blitz.al/