E ka nisur me Durrësin, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë mëngjes. Ndërsa ka uruar ditë të mbarë me rilindjen e qytetit bregdetar, duke publikuar dhe pamjet e ndryshimit, ka njoftuar: “Sot do të jemi më të bashkuar se kurrë më parë për nr. 2”.

Përmes këtyre pamjeve të filmuara me dron nga pika të ndryshme të qytetit të dytë më të madh në vend, shfaqen ndryshimet e mëdha që e kanë shndërruar Durrësin gjatë këtij 4-vjeçari të Rilindjes në pushtet.

Statusi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rilindjes së Durrësit, ku sot do të jemi më të bashkuar se kurrë më parë për Nr.2 për flamurin kuqezi të ëndrrave, të shpresave dhe të ambicies sonë për Durrësin dhe Shqipërinë që duam