Fushata përmbyllëse e Lëvizjes Socialiste në Kavajë ka mbaruar me akuza kundrejt Kryeministrit, por edhe me batuta dhe ironi nga ana e deputetit e njëkohësisht Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Në fjalën e tij, Lefter Koka u shpreh se më 25 qershor, Kavaja do të ketë dy gëzime, fitoren e Maksim Konës si kryebashkiak i qytetit dhe atë të LSI.

Por Koka nuk është mjaftuar me kaq, duke bërë një batutë ironizuese ndaj projekteve të kryeministrit për “Rilindjen Urbane”

 “Ju kam shumë zili se në datë 25 do keni dy festa, Maksin kryetar dhe LSI forcë të parë. Jam i bindur se Kavaja do votojë LSI, sepse gjatë kësaj kohe janë qeverisur nga një grup njerëzish të papërgjegjshem. 

Unë vij nga një eksperiencë personale, pasi kam qenë kryebashkiak i Durrësit dhe ju them se zgjedhja e kryebashkiakut është shumë e rëndësishme. 

Sot kur po vija palmat e mbjella po më dukeshin si pelikani kaçurrel i Divjakës. Po një palmë kushton 1 milion lekë dhe ajo më pas thahet”-tha Koka.