Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në qytetin e Vlorës.

Një shtetas raportohet se është sjellë me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit. Shtetasi ende i paidentifikuar është futur në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë që policia nuk ka dalë ende në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen.