Nje operator ushtarak ka filmuar veprimin e guximshëm te ish-ushtarit amerikan, David Eubank në Mosul, duke shpetuar një vajzë të re direkt nga vija i zjarrit.
David Eubank, 56 vjeç, ish pjestar i forcave speciale te SHBA, bëri një akt te guximshëm në qytetin e zymtë të Irakut, Mosul, ku forcat aleate kanë ndërmarë një ofensivë të vështirë për ta rimarrë qytetin nga ISIS gjatë tetë muajve të fundit.
Eubank thotë se, ai pa një grup civilësh, të cilët ishin qëlluar me armë nga snajpere te ISIS, midis tyre një foshnjë dhe një vajzë rreth pesë vjec, duke lëvizur midis trupave te civileve.
Ne video shihet se si, Eubank po vrapon për ta shpëtuar vajzën dhe si dy ushtarakë amerikanë, ofrojnë mbulimin e zjarrit me mitralozë. "Mendova," Nëse vdes duke bërë këtë, bashkëshortja dhe fëmijët e mi do ta kuptonin ", i tha Eubank, gazetes "Los Angeles Times". Mbasi vuri një helmetë ne koke dhe veshi jelekun antiplumb, Eubank vrapoi në zonën e zjarrit dhe e tërhoqi vajzën e re, e cila kishte flokët e saj të lidhur me shirita rozë. Eubank u kthye për të gjetur dhe foshnjen, por ishte i pasuksesshëm.
Një koleg tjetër i tij u plagos, ndërsa u përpoq ta shpëtonte. Ajo nuk mbijetoi. Eubank, i cili themeloi grupin humanitar të krishterë, "Free Burma Rangers", pasi u tërhoq nga ushtria amerikane, udhëhoqi grupin së bashku me gruan e tij Karen dhe tre fëmijët e tyre, 11-16 vjeç në Mosul, pasi dëgjoi tregimet mbi trajtimin cnjerezor të civilëve nga ISIS.
"Unë besoj se Perëndia më dërgoi këtu, dhe unë nuk mendoj për sigurinë … por gjithmonë e pyes veten nëse po e bëj këtë nga krenaria",tha ai për Times. Jo shumë kohë pas shpëtimit te vajzes irakiene, Eubank dhe familja e tij u kthye në SHBA, ne Teksas, por, ai tha se tashmë po mendon për një mision tjetër në Irak.
Në kohën e shpëtimit të vajzës së vogël, Eubank ishte ne kampin e trupave irakiane, ndersa gruaja e tij ishte në shtëpi, duke mesuar fëmijët Sahale, 16 vjeç, Suuzane, 14 vjeç dhe Pjetri, 11 vjeç, në një dhomë nën klinikën mjekësore nr. 9-të të Irakut, vetëm një milje nga vija e parë e zjarrit. Veprimi i tij i guximshem, fisnik e humanitar eshte pershendetur nga miliona qytetare ne bote.
Perktheu: Shefqet Kercelli