Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, është parë me një stil interesant në rrugët e New Yorkut, ndërsa shkonte të merrte një kafe.

26- vjeçarja kishte veshur pantallona dhe xhaketë të gjelbër, por edhe pse dukej bukur, Ritën e krahasuan me personazhin e animuar, bretkosën Kermit, përcjell "Daily Mail".

Rita kishte kapur flokët topuz dhe kishte vënë pak grim.

Këgëtarja e njohur së fundmi ka publikuar këngën ‘Your Song’. Ajo madje është duke punuar për klipin e kësaj kënge, të cilin do ta publikojë së shpejti.