300 kilometra rrugë nga Varshava deri në Krakovë përshkruan dje tifozët e “Milan Club Poloni” për të kontestuar vendimin e Donarumës për mosrinovimin me klubin kuqezi.Gjatë ndeshjes Poloni U21 – Itali U21 këta tifozë shfaqën një banderole ku shkruhej “Dollarumma” si dhe hodhën dollarë fallco në portën e Xhixhos.
Roman Sidorouiz, pjesëtar i grupit “Milan Club Poloni” ka folur për Radion Sportive rreth këtij organizimi duke deklaruar:“Mund të prisnim për një ndeshje tjetër të Milanit në muajin e ardhshëm, por nuk e dinim në se Donaruma do e luante një ndeshje tjetër me Milanin. Së bashku me antarët e grupit kemi lenë Varshavën për këtë protestë. Ndihemi të ofenduar, ai puthi fanellën e Milanit duke deklaruar se Milanin e ka në zemër, por më pas nuk rinovoi. Për të gjithë milanistët ky është një ofendim i madh.”