Flakët kanë përfshirë parkingun e një pallati, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Tiranë. Zjarri ka rënë rreth orës 17:35, ndërsa nga shërbimet e policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.