Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën banorëve të Paskuqanit në Tiranë duke theksuar se ishte jetike që Partia Socialiste të fitonte 71 mandate për ta pasur “timonin e qeverisë e vetme dhe pa asnjë në prehër”.

“Ju lutem shumë na e jepni atë shejtan votë, pa dallim, mos e mendoni jam i majtë, jam i djathtë. Nëse je i majtë, rri i majtë; nëse je i djathtë, rri i djathtë. Je me PD-në rri me PD-në, Saliun mbaje në zemër bashkë me Lulin, por votën më 25 qershor do e japësh për ne, s’mund t’i japësh votë Lulit. Ju këtu jeni, ju e keni parë, është shalqi me provë. E provoi Tirana një herë, doli kungull, ça do t’i jepni votën atij.  Një person që dilte me bukë në dorë dhe thoshte: “E shihni bukën, është e shtrenjtë se janë klanet e betonit, ma jepni votën mua se do e vendos unë çmimin e bukës’, as Sudja nuk i ka bërë këto. Ia dhanë votën ca, buka u rrit, ky gjumë”, tha kryeministri Rama.  

Ai më tej vazhdoi duke theksuar se Partia Demokratike dhe lideri i saj nuk di të bëjë shtet.