Një shprehje e Coco Chanel thotë “një femër e cila nuk vendos parfum nuk ka të ardhme”.
Parfumi është një detaj që kompleton veshjen dhe grimin, edhe pse në të kaluarën është konsideruar si luks, parfumi tani është bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e ditës, ashtu sikurse veshja.
Mirëpo gjithnjë duhet të kemi parasysh që muajt e nxehtë të verës kërkojnë aroma më të lehta.
Pse? Sepse nxehtësia intensifikon aromën parfumit, që do të thotë se aroma e thellë dhe sensuale që ju përdorni gjatë dimrit, nuk do të jetë shumë e përshtatshme për muajt e ngrohtë.
Calvin Klein “CK One summer”
Me një ambalazh të ndritshëm dhe zbavitës, është një parfum super i freskët, falë aromës së kastravecit, aromës së limonit dhe myshkut të butë.
Dolce & Gabbana “Light Blue“
Aromë e lehtë e mbushur me limon të freskët dhe mollë, do të jetë i përkryer për t’ju ndihmuar të ndiheni të rifreskuar .
Victoria’s Secret Very Sexy Now
Me nuansa tropikale dhe lule mariposa, kjo aromë me shije frutash dhe lulesh është e sigurtë se do t’ju “transportojë “në vendin tuaj të preferuar të pushimeve.
Escada ” Fiesta Carioca”
Frut pasioni brazilian, lule portokalli, mjedër e kuqe, myshk dhe dru kedri, një përzierje së bashku për të krijuar këtë aromë me shije frutash dhe lulesh që është perfekte për verë.
Tom Ford “Mandarino Di Almafi”
Tom Ford nuk zhgënjen as këtë verë, nëse dëshironi të ndjeheni sikur jeni ulur pranë detit mjafton një spërkatje me këtë parfum i cili do t'ju zgjojë të gjitha shqisat. I mbushur me aromë mbizotëruese të mandarinës, borzilokut, dhe të jaseminit përbën një përzierje perfekte.





