Vangjush Dako së bashku me kandidaten Klodjana Spahiu, zhvilluan një takim me banorët e lagjeve 5 dhe 6.

Dako, si drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, duke sjellë në vëmendje reformat që qeveria “Rama” ndërmori në këto 44 muaj qeverisës, kërkoi mbështetjen e banorëve të këtyre lagjeve për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në mënyrë që të vijohet me reformat e nisura.

“Kërkojmë një mandat të dytë sepse ne mendojmë që kemi shumë akoma për të bërë. Kemi shumë për të bërë për të vazhduar reformat, për të bërë Shqipërinë që duam. Në datë 25, votë për Edi Ramën, votë për Partinë Socialiste për më shumë shtet, për mirëqenie dhe punësim”, u shpreh Dako duke theksuar se mbështetja për kryeministrin Rama është një mbështetje edhe për Bashkinë e Durrësit në mënyrë që të vijojë me projektet e nisura për të pasur një qytet akoma dhe më të mirë.

Nga ana e saj, kandidatja Spahiu e vuri theksin te rëndësia e votës së 25 Qershorit për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama duke u shprehur e bindur se mbështetja e banorëve të Durrësit do të jetë e madhe. “Ne jemi të bindur se pa mbështetjen tuaj, pa mbështetjen e secilit dhe kontributin secilit prej jush gjërat nuk mund të realizohen, prandaj është një thirrje për rëndësinë e madhe që ka vota e datës 25 Qershor, numri 2, Partia Socialiste, Edi Rama kryeministër”, deklaroi Spahiu.