Policia britanike ka identifikuar autorin e sulmit terrorist në Londër, që përplasi me furgon besimtarët që sapo dolën nga një xhami.
Autoritetet thonë se i dyshuari është Darren Osborne 47 vjeç nga Cardiffi, Wales.
Nga sulmi që ndodhi gjatë natës, një person humbi jetën, kurse 10 të tjerë mbetën të plagosur.
Furgoni i drejtuar nga Darren Osborne përplasi besimtarët që sapo kishin dalë nga një xhami në veri të Londrës.
Para se të arrestohej nga policia, ai bërtiste “dua të vras myslimanët”. 47-vjeçari ishte kapur dhe po mbahej nga disa kalimtarë, deri sa mbërritën autoritetet.