Ndryshe nga dikur, kur për konurset e bukurisë flitej shumë dhe të gjithë e dinin dhe e prisnin me entuziazëm datën e transmetimit, sot ato kanë kaluar paksa në plan të dytë. Për këtë arsye, ndoshta shumë nga ju nuk e kanë ditur që pak ditë pas përfundimit të Miss Shqipëria, do të orgnizohet Miss Univese Albania. Konkursi që dërgon përfaqësuesen shqiptare në Miss Universe, me drejtor fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha, do të zhvillohet më 29 qershor në Pallatin e Kongreseve dhe do të transmetohet live, në mbrëmje, në Vizion Plus.
Në konkurs do të marrin pjesë 19 finaliste.
Kleona Leka
Kristina Delia
Emanuela Thana
Joana Grabolli
Xhorxhia Gjoka
Blerta Leka
Emma Kadriu
Seva Cereni
Erisa Kociasi
Emaunela Mraja
Arvenola Spaho
Zira Sabli
Deja Beqiri
Ergi Bardhollari
Inger Skura
Sidorela Kalthi
Melissa Lleshi
Kejvina Kthella
Eva Kokaj
Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Miss Universe ka qenë në të vërtetë Miss Albania Anisa Kospiri, e cila përfundoi në top 10 vajzat më të bukura në Miss Universe 2002, kur nuk ishte themeluar ende Miss Universe Albania. Ky ishte rekordi i përfaqësueseve shqiptare deri në vitin 2010, kur Angela Martini hyri sërish në dhjetëshen e parë. Mbajtëse aktuale e titullit është Lindita Idrizi, ndërsa fotografi i njohur i modës dhe fotografi zyrtar i Miss Universe është drejtori Kombëtar i Konkursit Miss Universe Albania.





