Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një kamion përplasi këmbësorët pranë një xhamie në veri të Londrës.
Autoritetet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku një kamion hipi mbi trotuar dhe goditi një grup njerëzish pranë xhamisë në parkun Finsbury, raporton “BBC”.
Në lidhje me ngjarjen, policia e Londrës arrestoi një 48-vjeçar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe skuadrat e antiterrorizmit.
Kryeministrja Theresa May tha se policia po e trajtonte atë “si një sulm të mundshëm terrorist”.
Dëshmitari okular Abdul Rahman tha se kishte dëgjuar shoferin të bërtiste “do të vras të gjithë myslimanët”.