Franca voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, në atë që konsiderohet si balotazh mes kandidatëve kryesorë që dolën fitues nga raundi i parë i të dielës së kaluar.
Presidenti Emmanuel Macron shpreson të marrë një mandat të fortë në Parlament në mënyrë që të çojë përpara reformat e premtuara gjatë fushatës presidenciale.
Në Francë, një parti ka nevojë për 289 vende për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare me 577 vende. La République en Marche parashikohet të fitojë më shumë se 400 vende.
Partitë tradicionale u kanë bërë thirrje votuesve të mbështesin rivalët e Macron për të ndaluar një monopolizim të pushtetit.
Në zgjedhjet e sotme, votuesit do të vendosin për kandidatët që dolën në balotazh në raundin e parë ku Macron fitoi 32.3% te votave. Republikanët e qendrës së djathtë morën 21.5%, ndërsa Fronti Kombëtar i ekstremit të djathte (FN) 13.2%.
Socialistët, më parë partia qeverisëse e Francës, fituan vetëm 9.5%. Megjithatë, pjesëmarrja në raundin e parë ishte tepër e ulët, pavarësisht pretendimeve që Presidenti Macron kishte rikthyer qytetarët në kutitë e votimit.