Mediat spanjolle kanë raportuar se Leo Messi ka shpenzuar më shumë se 37 mijë euro për një darkë me miqtë e tij në Ibiza.
Por kjo shumë shpejtë është mohuar nga Messi, i cili thotë se këto janë vetëm fjalë dhe se ai çuditet se si njerëzit i besojnë këto gjëra.
“Çfarë mënyrë për të folur idiotësira. Çfarë mënyrë për të prodhuar gënjeshtra. E ëmbla e kësaj është se njerëzit e besojnë”, ka shkruar Messi komente në njoftim për shpenzimet e tij.
Për më shumë, ai ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet në shtrat me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët janë në gjumë.