Të paktën 24 persona kanë vdekur, kurse 16 të tjerë janë lënduar nga zjarri që ka përfshirë një pyll në Portugalinë qendrore.
Sipas autoriteteve qeveritare, shumica e viktimave kanë qenë të bllokuar në makinat e tyre, ku edhe janë djegur.
Qindra zjarrfikës me 160 automjete janë angazhuar në shuarjen e zjarrit, siç raporton dhe AFP.
Antonio Costa, kryeministri portugez ka thënë se kjo është tragjedia më e rëndë që e ka goditur Portugalinë gjatë viteve të fundit.
"Numri i viktimave ka mundur të jetë edhe më i madh, kurse prioritet i ekipeve të zjarrfikësve është që të shpëtohet banorët e zonave që gjenden në rrezik", ka thënë Costa.