Afro 2,500 migrantë, që përpiqeshin të kalonin nga Mesdheu në Evropë, janë shpëtuar gjatë ditës së djeshme, ka thënë Roja bregdetare italiane. Shumica e 2,500 migrantëve ishin shpëtuar në 18 operacione të ndara.
Njëherësh, Roja bregdetare e Libisë dje i ka zënë 906 migrantë në disa barka të drurit dhe të gomës, afër qytetit perëndimor, Sabratha, ka njoftuar sot një zëdhënës.
Më se 60 mijë migrantë e kanë kaluar rrugën nëpër Mesdheun qendror nga Libia për në Itali, këtë vit.
Më se 1,800 njerëz e kanë humbur jetën në përpjekje për ta kaluar Detin Mesdhe, prej fillimit të këtij viti, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migrim.