12 vjet pas ndarjes nga darjes nga Jeniffer Aniston, Brad Pitt i kërkon faljes asaj që e braktisi për t’u martuar me Angeline Jolie. Revista amerikane “Life and Style”, shkruan se ylli i kinemasë ka bërë një hap pas dhe është penduar që i ka thyer zemrën ish-bashkëshortes.
Pasi Pitt i ka hapur zemrën Aniston, duket se e ka pranuar faljen e tij dhe i ka këshilluar të përqendrohet në të ardhmen.
Sipas revistës amerikane, një rol të rëndësishëm në pranimin e fajeve të aktorit, ka luajtur terapia e veçantë të cilës ai i është nënshtruar, pas ndarjes nga Angelina Jolie.
Brad Pitt dhe Jeniffer Aniston qëndruan 5 vite të martuar. Aktori 53-vjeçar kërkoi divorcin pasi u dashurua me Angelina Jolie në sheshxhirimet e filmit “Zoti dhe Zonja Smith”.