Një 44-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Weekends”. Burime zyrtare bëjnë me dije se efektivët e stacioni të policisë së plazhit kanë ndaluar është shtetasin me iniciale B. T.

Ai ishte shpallur në kërkim më datë 15.06.2017, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar "Weekends", ku efektivët e Policisë Vlorë sekuestruan 710 kg Kanabis Sativa.

Në sajë të hetimeve të kryera më herët u arrestua në flagrancë një shtetas, ndërsa asokohe 44-vjeçari tashmë i arrestuar ishte shpallur në kërkim.

Për veprime të mëtejshme procedurale u njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.