Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të Durrësit, në rrugën që lidh Bulevardin “Dyrrah” me aksin “Egnatia”.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe drejtuesi i automjetit. Ata janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, në rrugë janë shpërndarë sendet personale të motoristit, të cilat po mblidhen nga efektivët e policisë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.





