Policia britanike ka thënë se është rritur në 30 numri i personave që kanë vdekur nga një zjarr që përfshiu një kullë banimi në Londër gjatë kësaj jave.
Komandanti i policisë së qytetit, Stuart Cundy, ka thënë se mund të rritet numri i personave të vdekur në kullën 24 katëshe të Londrës.
Sipas Cundy, 24 persona janë ende në spital, 12 prej tyre në gjendje kritike. Numri i viktimave mund të arrijë dhe në 100.
Policia tashmë ka nisur hetimet për incidentin e 14 qershorit.
"Ne kemi kontrolluar vendin ku ka nisur zjarri dhe tani për tani nuk kemi prova se zjarri ka qenë i qëllimshëm” ka shtuar Cundy.
Në kërkimin e arsyes përse kulla u dogj aq shpejt, vëmendja po spostohet gjithmonë e më shumë tek shtresa e përdorur për mbulimin e strukturës metalike. Ekspertët janë të mendimit se mund të ishte përdorur një lloj tjetër materiali, shumë më rezistent ndaj zjarrit. Kjo ka nxitur thirrjet për verifikimin e godinave të tjera të cilat mund të jenë gjithashtu të rrezikuara nga i njëjti problem.
Viktimat e Londrës mund të mos identifikohen kurrë
Viktimat e Kullës Grenfell mund të mos identifikohen kurrë të gjitha.
Policia londineze paralajmëron se kjo mund të jetë një detyrë e pamundur për të. 17 të vdekur është bilanci zyrtar i tragjedisë, por të zhdukurit nga zjarri që shkrumboi ndërtesën shumëkatëshe në perëndim të kryeqytetit britanik, janë me dhjetëra e mes tyre ka edhe familje të tëra.
Kryeministrja Theresa May, e përballur me një rrebesh kritikash për faktin se nuk takoi të mbijetuarit e fatkeqësisë gjatë vizitës në vendngjarje, kërkon hetim të plotë e këmbëngul se viktimat meritojnë përgjigje. Deri tani janë identifikuar vetëm 6 prej të vdekurve.
Autoritetet po shpresojnë që numri i jetëve të humbura të mos mbërrijë në 100 apo më shumë.