Ish-kancelari i Gjermanisë, Helmut Kohl, njëkohësisht artitekti i ribashkimit të vendit në vitin 1990, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet gjermane, të cilat shtojnë se ai është ndarë nga jeta në banesën e tij, në qytetin Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate.
Kohl udhëhoqi Gjermaninë për 16 vite, nga 1982-shi deri në 1998-n, duke u bërë Kancelari më jetëgjatë gjerman që prej Bismarckut.