E dini që disa ushqime mund t’ju mbrojnë nga problemet e zemrës? Ato ulin nivelet e kolesterolit dhe tensionit të lartë në gjak, parandalojnë formimin e pllakës bakteriale dhe ulin inflamacionin.
Por, ashtu si ju mbrojnë ka edhe ushqime që e dëmtojnë zemrën. Më poshtë janë të listuar disa prej ushqimeve “armike” të zemrës.
Mishi i përpunuar
Hot dog-ët, proshutat, sallamet prodhohen me shumë sodium dhe konservues, si nitrate apo nitrite, të cilat shkaktojnë probleme me zemrën.
Mishrat e përpunuara janë gjithashtu të pasura në yndyra të ngopura dhe përmbajnë shumë më pak proteina se çdo mish tjetër që mund ta përgatisni vetë. Nuk jeni bindur akoma? Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se mishi i përpunuar rrit rrezikun për zhvillim të diabetit dhe kancerit të pankreasit.
Pica
Vetëm kjo picë me djathë mund të përmbajë 2/3 e sasisë së rekomanduar në ditë për yndyrat e pangopura. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të mos merrni më shumë se 7% të kalorive ditore nga yndyrat e pangopura. Nëse ju pëlqejnë shumë picat, atëherë mundohuni të zgjidhni ato që kanë më shumë perime dhe pak djathë.
Ushqimet e skuqura
Duke qenë se restorantet e përdorin vajin për të skuqur disa herë, vaji bëhet gjithmonë e më shumë i ngopur. Ky vaj bëhet i rrezikshëm për shëndetin.
Pijet e gazuara
Kur flitet për sëmundjet e zemrës, shumë njerëz mendojnë për kolesterolin dhe yndyrat, dhe shumë pak e dinë se sheqeri, ashtu siç shkakton obezitet dhe diabet, luan edhe një rol kyç në zhvillimin e arterosklerozës. Konsumimi i vetëm një pije të gazuar rrit rrezikun me 20% të zhvillimit të atakut në zemër, edhe nëse këto kalori boshe nuk shkaktojnë shtim në peshë. /shendeti.com.al/