Përgjatë ditës së sotme temperaturat do të pësojnë rënie, por jo të ndjeshme. Në të gjithë territorin e vendit, edhe në bregdet, do të këtë vranësira të herëpashershme, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje kalimtare.
Sipas meteorologëve, në fundjavë, dita më e favorshme për të shkuar në plazh parashikohet të jetë e diela pasi do të ketë më tepër diell.
Dita e shtunë do të jetë e vrenjtur, herë pas here do të ketë edhe shira në zonat lindore e perëndimore, ku përjashtim bën bregdeti, ndërsa dita e diel do të jetë me kthjellime.
Të shtunën temperaturat ulen me 2 gradë, ato variojnë nga 27 deri në 31 gradë. E diela sjell rritje, kur temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë.
Gjatë javës së ardhshme priten temperatura normale për muajin qershor, ndërsa ato do të vijojnë të rriten pas datës 25.





