Presidenti Vladimir Putin i ka ofruar azil në Rusi ish-drejtorit të FBI-së James Comey në lidhje me debatin në SHBA që hakerat rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Duke komentuar dëshminë e Comey në Kongresin amerikan për këtë çështje, Putin tha se “është një gjë e mirë” që ish-drejtori i FBI nuk akuzoi Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Presidenti rus vuri në dukje se biseda që Comey regjistroi duke folur me Presidentin Trump e ka vendosur në një pozicion të pafavorshëm.
“Comey papritmas tha se regjistroi një bisedë me Trump dhe më pas e dorëzoi në media, gjë që është e çuditshme. Cili është dallimi mes tij dhe Edëard Snoëden atëherë? Ai është një aktivist i të drejtave të njeriut, dhe jo një shef i inteligjencës. Nëse kjo do të jetë shkas që ndaj tij të nisë ndjekje penale, ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë atij azil në Rusi. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë”, u shpreh Presidenti Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë foli edhe për marrëdhëniet me SHBA-në, duke thënë se Amerikën nuk e shikojnë si armik, pasi të dy shtetet kanë qenë aleate në dy luftërat botërore.