Në një intervistë për TVSH Zv/Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se do të preferonte Edi Ramën përpara Lulzim Bashës për kryeministër të Shqipërisë.

Kryemadhi e argumentoi këtë përgjigje duke thënë se Bashën nuk e llogariste fare sepse “ishte shumë i lehtë”, ndërsa për Ramën, pavarësisht se e cilësoi si të “keqe kombëtare”, deputetja e LSI-së tha se menaxhohet më lehtë se Basha.

“Me Ramën edhe përplasesh edhe e menaxhon më mirë, pavarësisht se është e keqe kombëtare”, u shpreh Kryemadhi në emisionin “Përballë”.