Ikja e beftë e trajnerit të Kombëtares së Futbollit shqiptar ka shkaktuar gjatë ditës së sotme shumë reagime.
Shumë artistë dhe personazhe që kanë lidhje me sportin kanë keqardhjen e tyre për largimin e De Biasit.
Një prej tyre ka qenë edhe gazetarja sportive Ilda Bejleri, e cila ka publikuar në rrjete sociale një video mjaft gazmore ku ajo dhe De Biasi janë duke kënduar së bashku.
“Fjalet jane te teperta per ty sepse emri yt eshte i gdhendur me germa te arta ne historine e Futbollit Shqiptar! askush si ty! Njeri i madh Do na mungosh..,”-përfundon postimi i Bejlerit në Instagram.
Përmes një deklarate për shtyp gjatë ditës së sotme Gianni De Biasi njoftoi largimin e menjëhershëm nga Kombëtarja e Futbollit Shqiptar.