Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motor.
Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur, i cili ëshë dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.05.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Don Bosko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues V. F me mjetin me drejtues A. H dhe me mjetin motorr me drejtues A. B. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





