Një person hapi zjarr këtë të mërkurë ndaj ligjvënësve republikanë, të cilët ishin duke u stërvitur në një fushë bejzbolli përpara një ndeshjeje bamirësie, duke lënë të plagosur kreun e grupit parlamentar republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Scalise, si dhe disa të tjerë, përpara se të përfundonte i plagosur në paraburgim.
Scalise, numri 3 i lidershipit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, u qëllua në ije në fushën e bejzbollit në Alexandria, Virginia.
Ai ishte duke marrë pjesë së bashku me kongresmenë të tjerë, përfshi Brad Wenstrup nga Ohio, i cili është fizikant, përpara se të transportohej për në spital. Zyra e Scalise tha se kongresmeni nga Louisiana ishte në gjendje të qëndrueshme dhe pa rrezik, por po i nënshtrohet një operacioni.
Pesë persona u transportuan menjëherë për në spitale nga vendngjarja, njoftoi shefi i policisë së Alexandrias, Michael Brown. Dy prej të plagosurve ishin policë të Capitol Hill, të cilët ndodheshin në vendngjarje dhe u përfshinë në shkëmbim zjarrin me agresorin. Ky i fundit, që ishte i armatosur me një pushkë, u plagos nga oficerët përpara se të arrestohej.