Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka sjellë në jetë dy vajzat binjake. Ajo dhe bashkëshorti, Saimir Sallaku, profesor ekonomie, i kanë pagëzuar vogëlushet me emrat Arba dhe Iris.

Prindërit e vogëlusheve janë lumturuar pa masë nga ardhja në jetë e tyre, ndërsa urimet e shumta nga miq dhe të afërm nuk kanë munguar për çiftin.