Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dalë në konferencë shtypi bashkë me De Biazin, me këtë të fundit që njoftoi largmin nga drejtimi i kombëtares qysh tani, jo në fund të nëntorit, kur i përfundonte kontrata.
“Lamtumirë nuk mund të konsiderohet, sepse ky lloj bashkëpunimi dhe tranzicioni do të bëhet bashkërisht, një lloj dorëzimi dhe asistence për këdo që do ta pasojë. Misteri na ka garantuar që do ta bëjë. Tramexani, trajneri i ri? Kurrë mos thuaj kurrë, mund të jetë një alternativë, një person që e njeh mjaft mirë kombëtaren shqiptare të futbollit. Mundësia për një trajner shqiptar? Nuk kam menduar asgjë për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishme është që të jetë i mirë. Në asnjë rast nuk ka qenë mendimi im, që të mos vazhdojmë më tej. Xhani De Biazi për mua është trajneri më i mirë i kombëtares shqiptare. Unë uroj të kemi shumë e shumë suksese, por deri më sot arritje e De Biazit, shkuarja në Euriopian, është historike. Nga pikëpamja njerëzore nuk kam humbur asgjë, sepse miqësia jonë do të vazhdojë. E kam vlerësuar pozitivisht misterin gjithmonë, jo për një ndeshje.”- ka thënë Duka.