Kjo është letra që Gianni de Biasi i komunikoi FSHF-së, vendimin për largimin nga Kombëtarja Shqiptare:
“Kjo është një faqe e përvojës time profesionale në Shqipëri që kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja! Kam menduar dhe medituar gjatë dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do të jem më trajneri i Kombëtares sonë. Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e ekipit. Besoj se kam përmbushur detyrën time, e cila më ka lejuar mua për të nxjerrë nga këta djem ato cilësi që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur të jetojnë ëndrrën europiane. Atë ëndërr e cila që në ndeshjen e parë në Gjeorgji nëpërmjet asaj letre të hapur kisha kërkuar të ngulitja në kokën e tyre dhe në zemrën e tyre. Është një zgjedhje profesionale shumë luftarake, e vështirë.
Uroj që të arrini ta kuptoni dhe pse jo të gjithë mund ta pranojnë. Kemi jetuar vite të mbushura plot emocione dhe kënaqësi dhe kemi arritur rezultate me të vërtetë të rëndësishme që shumë i konsiderojnë të pamundura. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar gjithmonë me një pasion të madh dhe entuziasëm të ri falë dhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të të gjithë shqiptarëve, në atdhe dhe atyre të shpërndarë nëpër botë. Impenjimi përditshëm, përpjekja për t’ju transferuar djemve një mentalitet të ri, një mentalitet fitues. Angazhimi i vazhdueshëm sëbashku me gazetarët tuaj, i mediave për t’ju kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv, ka qenë një punë e detajuar dhe më të vërtetë vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e bezdisshme. Dëshiroj të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares duke mos patur një ekip në të cilin të punoj, ndërkohë që gjatë këtyre viteve kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës duke e ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritjeje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të tyre. Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësoheshim më tej dhe që përvoja që patëm gjatë 3 ndeshjeve në Francë do të na lejonte një rritje të mëtejshme globale. Dhe këtu do të jetë por me një trajner të ri. Po largohem me vështirësi por i vetëdijshëm që cikli im me këtë grup ka përfunduar dhe që mund t’i jap rastin atij që do të më zëvendësojë të njohë djemtë në katër ndeshjet e ardhshme. Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillimin e projektit të Shqipërisë që na ka çuar të renditemi në vendin e 22-të të Fifa-s, që na ka mundësuar të mundim Norvegjinë jashtë Shqipërisë, të fitonim dhe të barazonim kundër Francës dhe të fitonim kundër Portugalisë. E mundur pas nesh deri në pushtimin e Euro 2016. Dhe më në fund për të arritur ëndrrën tonë…Dëshiroj në këtë rast të falenderoj publikisht ata që më dhanë këtë mundësi të madhe, presidentin Armando Duka që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka dhënë letrën e bardhë për të vepruar në rolin tim si përzgjedhës.
Një falenderim të përzemërt të gjithë djemve që gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë pjesë e ekipit. Faleminderit për gjithçka që më keni dhënë, që keni dhënë për fanellën tonë. Është një përvojë që më ka pasuruar si në aspektin profesional ashtu dhe atë njerëzor, më keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj në sfidën tonë.Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, vecanërisht Paolo Tramexanit, shok udhëtimi që nga dita ime e parë në Shqipëri, gjithmonë i gatshëm për të më mbështetur, i palodhshëm në punën në terren dhe shumë udhëtime për të takuar lojtarët tanë të rinj. Albertos, që ka ndjekur përgatitjen dhe rekuperimin e djemve, Ilir Bozhiqi, Ervin Bulku dhe gjithë stafit teknik. Beni Çeliku, Xhanluka Stesina, Filipo Lori, i cili ka trajtuar lojtarët sëbashku me Ylli Mihalin, Merepezën dhe Arbern Vocit dhe të madhit Fatos Kademi, një punëtor i palodhur. Të gjithë njerëz të çmuar dhe madhështorë ekipi. Për të gjithë njerëzit që punojnë në Federatë, që nuk dallohen por që bëjnë një punë të vlefshme për rezultatin përfundimtar. Çdo gjë në futboll, në sport ashtu si dhe në jetë ka një fillim të tij dhe një fund. Kurrsesi nuk mund të harrroja këtu tifozerinë e shkëlqyer shqiptare. Një falenderim shumë i madh për ta, për tifozët tanë të shkëlqyer, lojtarin tonë të 12-të në fushë. Gjithmonë të gatshëm të ndjekin ekipin tonë kombëtar me energjitë e jashtëkozanshme dhe ngjyrat e një dekori fantastik. Cikli im si trajner i kombëtares ka përfunduar, por asgjë nuk mund të copëtojë kurrë lidhjen e fortë që më lidh me kombin tonë dhe të shumë njerëzve që në këto pesë vite e gjysmë të bukura pata fatin t’i takoj. Tani fara është mbjellë në tokë, po rritet dhe me angazhimin, përkujdesjen e punën e të gjithëve. Do të dijë të japë fruta të shkëlqyera!”Mirënjohje, Gianni De Biasi.