Edhe pse Eni Koçi është kujdesur për ta ruajtur të paprekur jetën private nga vëmendja mediatike, është e vështirë të mos ketë komente nëse bëhet fjalë për një lidhje dashurie. Sipas mediave e portaleve nga Kosova, Eni Koçi ka nisur një lidhje dashurie me reperin e njohur Genc Prelvukaj. Të paktën kështu aludohet së fundi në rrjetet sociale nisur edhe nga postimet e dy këngëtarëve në profilet e tyre apo edhe nga dhuratat që Eni poston në profilet e saj, për të cilat mendohet se dhuruesi është i dashuri.

Sipas thashethemeve, Eni ka qenë shumë e afërt në koncertin e fundit të përbashkët me Genc Prelvukaj.

“Kosovarja”, madje, ka zbuluar të tjera fakte që përforcojnë dyshimet duke shkruar se dy këngëtarët nuk janë vetëm miq. Siç shkruan revista, Eni dhe Genc Prelvukaj jo vetëm që ndjekin e pëlqejnë shpesh njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por madje edhe kanë qenë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë për pushime.

Por pavarësisht postimeve apo dyshimeve, dy artistët nuk kanë publikuar ndonjë foto të përbashkët, kështu që gjithçka mbetet vetëm një hije dyshimi.