“Do të heqim taksën e qarkullimit për fermerët dhe do të mbështesim me subvencione sektorin e bujqësisë”.
Këtë premtim dha Agron Duka, kreu i PAA-së, kandidati i 5-të në listën e PD-së, qarku Durrës.
Nafta do të jetë 240 lekë më pak per fermeret shqiptarë theksoi Duka, i cili bëri publik programin ekonomik të sektorit të bujqësisë për katër vitet e ardhshëm të PD-së.
Duka sulmoi kryeministrin me premtimet e dhëna katër vjet me parë.
“Rama premtoi pesëfishim të fondeve publike për zonat rurale, premtoi heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore, përfundimin e skemës kulluese dhe vaditëse brenda mandatit, por nuk mbajti asnjë premtim” tha Rama.
Këto deklarata u bënë gjatë takimit që PD bëri me përfaqësues të biznesit.
K.H.





